30 Mars, 2023

“Kupën e dua në…”- Nuk është Elvis Pupa, ja lojtari i preferuar bashkëshortes së aktorit të humorit në BBV! Porosia që i jep: Ma ki meraki


Bashkëshortja e Elvis Pupës ka një lojtar të preferuar brenda shtëpisë së BBV dhe ai nuk është aktori i humorit, por patrioti i saj Luiz Ejlli.

Në një bisedë telefonike mundësuar nga produksioni pas sulmit në TCH, Belina Pupa i kërkoi aktorit ta ketë merak patriotin e saj dhe se kupën e do në Shkodër.

Pjesë nga biseda:
Bashkëshortja: Të ma kesh parasysh, me merak gjithë skuadrën tënde, mi bëj të fala. Sidmos, në veçanti sepse unë tani duhet ta tregoj me kë jam, patriotin tim

Elvis Pupa: Ti je me mua, se unē jam nga Shkodra tani (qeshin) Kur më pyesin nga je? Nga fshati i gruas

Bashkëshortja: Kupën e dua në Shkodër

Elvis Pupa: Ti je me mua normal (qeshin)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al