1 Korrik, 2019

Kujtim Gjuzi heq dorë nga kostumi i tij mitik kuqezi


Kujtim Gjuzi, kryetar i një partie të vogël të djathtë, ka arritur të bëhet deputet në Parlament, pasi opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet. Ajo që ra menjëherë në sy te zoti Gjuzi, ishte artikulimi pak i çuditshëm për dikë që merret me politikë, por jo vetëm kaq.

Edhe veshja, që Gjuzi filloi të përdorë në Parlament, ishte e personalizuar, njësoj si mënyra e tij e sjelljes. Ai ka ardhur në Parlament me një veshje që ishte konceptuar si uniformë parlamenti.

Ishte një kostum i zi me rifinitura të kuqe, e kombinuar me këpucë kuqezi, madje edhe me mbështjellësen e celularit të kuq. Kjo gjë ra në sy të gazetarëve, të cilët e ngacmonin vazhdimisht Gjuzin për veshjen. Por, mesa duket, uniforma është pak e trashë për verë dhe Gjuzi tashmë është shfaqur me një veshje normale në Parlament.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al