16 Mars, 2020

“Kujdesuni për veten dhe merreni seriozisht”- Aktorja e famshme rezulton me koronavirus dhe zbulon simptomat: Prej një jave …


Aktorja e famshme Olga Kurylenko, e njohur si “Bond Girl” ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus dhe është në izolim.

40- vjeçarja, e cila ka luajtur në filmin Quantum of Solace, u tha fansave se kishte ethe se se ishte izoluar që nga java e kaluar.

“E mbyllur në shtëpi pasi rezultova pozitive me koronavirus. Në fakt kam gati një javë që jam sëmurë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia,”– tregoi aktorja.

Ndërsa shtoi: “Kujdesuni për veten tuaj dhe merreni seriozisht këtë!”

Olga është me nënshtetësi franceze që nga viti 2001 por raporohet se ka jetuar në Londër për rreth një dekadë, por nuk duhet se ku është vetëkarantinuar.

Kurylenko i bashkohet një liste personazhesh me famë botërore që kanë prekut nga koronavirusi që po mbyll kufintë kombëtarë dhe bizneset në gjithë botën.

Mes tyre janë Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson. Kryetari dhe shefi ekzekutiv i Universal Music, Lucian Grainge u shtrua në spital për trajtimin e COVID-19 gjatë fundjavës. Gjithashtu gruaja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau ka testuar pozitive për koronavirusin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al