20 Prill, 2018

Kujdes! Telefonat “Android” ju spiunojnë te kinezët


Nëse keni një telefon me sistem operimi “Android”, atëherë ju mund të jeni në mes të 700 milionë përdoruesve, telefonat e të cilëve dërgojnë në mënyrë të fshehtë gjithë të dhënat tuaja në Kinë.

Ekspertët janë shprehur se mbi 700 milionë pajisje të tilla dërgojnë pa dijeninë tuaj dhe automatikisht çdo 3 ditë të gjithë mesazhet tuaja, historikun e telefonave, listën e kontakteve, historikun e vendndodhjes dhe gjithë të dhënat e aplikacioneve të instaluara në Kinë.

Fillimisht ky zbulim është zbuluar nga ekspertët e sigurisë “Kryptowire” në vitin 2016 që u raportua edhe nga “New Yorl Times”, dhe që është përforcuar së fundmi.

Ata thonë se kjo është vërejtur te të gjitha pajisjet sistemi i të cilave përditësohet nga kompania kineze “Shanghai AdUps Technology”. Markat e telefonave që kjo kompani u ofron shërbimet e saj janë kryesisht ato kineze, si ZTE dhe Huawei.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al