3 Prill, 2023

“Kujdes se…”- Ish-banorja e BBV pranon se është e dashuruar dhe arsyen pse mban mister identitetin e partnerit: Besoj tek syri i keq


Ish-banorja e BBV, Antoneta Koçi ka rrëfyer se është e dashuruar, por pa zbuluar shumë detaje rreth mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

Ajo u shpreh se beson te syri i keq dhe nuk foli për partnerin e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, pasi mendonte se “do dal single nga aty”.

Antoneta Koçi, e cila ka qenë edhe pjesë e emisionit Për’Puthen, dëshiron që këtë pjesë të jetës së saj ta mbajë për vete.

“Në fillim Luizi që natë e parë pati këto ngacmimet, shiko cilin nga çunat ke qejf dhe nuk doja të bëja të qartë që nuk kisha asnjë strategji loje të ndonjë ngacmimi me djemtë, as të ndonjë flirti minimalist. I bëra gjërat e qarta që kam diçka jashtë.

Unë jam njeri që i besoj syrit të keq, duke qenë se e kam pasur të mbajtur larg këtë pjesë të jetës sime dhe aty ndaj e kisha këtë. Mendova syri i keq, u futa dyshe e të dal tek, ta gjej veten single jashtë. Këto gjëra kam pasur qejf ti mbaja për vete. Në disa momente kam qenë gati të thoja diçka por e i thosha vetes “kujdes se jashtë janë si agjentë të gjithë”. Unë jam e dashuruar”, tha Antoneta Koçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al