22 Nëntor, 2019

Kujdes! Një virus që po përhapet mund të vjedhë të dhënat e Whatsapp, ja si të mbrohemi


Siguria e Whatsapp është në rrezik! Kompania e Zuckerberg ka dhënë njoftimin se aplikacioni me 1.5 miliardë përdorues mund të jetë në rrezik duke u kompromentuar nga një ‘file Mp4’ i cili vjen me mesazh.

Në telefonin e marrësit mbërrin një file që përmban një këngë apo një video. Në momentin që hapet, atëherë një “spyware” ose “software” spiun hyn në celular dhe merr kontrollin. Arrin të përgjojë telefonata, mesazhe dhe mund të vjedhë të dhëna, foto, e-mail, por edhe mund të sillet si përdoruesi real duke dërguar mesazhe, foto e e-mail.

Ky është një problem mjaft kritik dhe i rrezikshëm dhe e vetmja këshillë që është dhënë tani është që aplikacioni të updatohet në versionin e tij të fundit 2.19.244. Në këtë mënyrë, version i ri do të ketë më shumë siguri dhe gjithashtu kompania sygjeron që të mos hapen dokumente me muzikë që mbërrijnë nga numra të panjohur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al