4 Maj, 2020

“Ku po shkojmë tani, tek krevati?”- Ilda Bejleri zbulon nëse fle vetëm apo jo. I kthehet Manushit


Ilda Bejleri është një ndër personat që ka respektuar më shumë karantinën për shkak se u frikësua shumë nga koronavirusi.

Dhe moderatorja ka zbuluar detaje nga shtëpia e saj në një lidhje live me kolegun e saj Edi Manushi në emisionin “E diell”.

Ndërsa Ilda tregonte shtëpinë e saj, Manushi mes batutave i tha: “Ku po shkojmë tani, tek krevati?”

“Prit o prit ti, tek krevati direkt…”– iu përgjigj ajo.

Dhe më pas shtoi: “Kjo është dhoma ime e gjumit, që fle vetëm unë. Unë kam një krevat të stërmadh, sepse jam nga ata njerëzit që kur fle dua shumë hapësirë, edhe krevati im është dy me dy, kështu që nuk bëj kompromis për këtë fakt.”

Padyshim nuk mungoi pyetja nëse fle në krevat vetëm apo me dikë tjetër.

Edi Manushi: Duke parë si jeton vetëm ti më vjen një pyetje spontane, duke parë atë krevatin 6 metra katrorë, të ka shkuar mendja të flesh me njeri tjetër në krevat apo do flesh gjithë jetën vetëm.

Ilda Bejleri: Ndava pamjen e krevatit me ty por mos më kërko gjëra të tjera.

Edi Manushi: Vendosi kameran poshtë krevatit direkt (qeshin).

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al