28 Mars, 2024

Kristen Stewart dëshiron të bëhet nënë, aktorja dhe e fejuara e saj kanë ngrirë vezët


Kristen Stewart dëshiron të bëhet nënë. Aktorja 33-vjeçare, e cila është e fejuar me Dylan Meyer që nga viti 2021, ka treguar se po planifikonin të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Ndërsa ishte e ftuar në podcastin Not Skinny But Not Fat, Kristen konfirmoi se ajo dhe Dylan po përgatiteshin për mundësinë e krijimit të një familjeje së bashku.

“Ne kemi ngrirë vezët dhe gjëra të tjera. Pra, nëse duam ne mundemi”, shpjegoi aktorja.

Stewart dhe aktorja Meyer nisën romancën në vitin 2019, por ylli i Hollywood ka treguar se u takuan për herë të parë disa vite përpara se të lidheshin.

Aktorja ka rrëfyer se ajo dhe Meyer filluan të takoheshin pasi u ritakuan në festën e ditëlindjes së një miku të përbashkët gjashtë vjet pasi u njohën në xhirimet e një filmi.

Dy vjet pas kësaj, Stewart konfirmoi se ajo dhe Meyer ishin fejuar, ndërsa një burim tha për PEOPLE se çifti ishin shumë të dashuruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al