5 Dhjetor, 2019

Krishtlindjet/Ata që dekorojnë shtëpinë më herët janë më të lumtur


Dekorimi i shtëpisë për festat e fundvitit, nëse bëhet që në nëntor sjell shumë përfitime, pasi zgjon fëmijën brenda nesh, shpërndan stresin dhe largon shqetësimet e jetës së përditshme.

Nëse jeni një nga ata që filloni të përgatiteni për Krishtlindjet që në mes të nëntorit, dijeni që jeni shumë të lumtur. Ndoshta jeni pak eksentrik, por nuk ka dyshim që gëzimi për Krishtlindje edhe disa javë para kohe, ndihmon për të qetësuar shpirtin dhe stimuluar lumturinë.

Dekoroni shtëpinë tuaj që në nëntor?

Sipas Steve McKeown, psikolog dhe themelues i Klinikës që mban emrin e tij, duke e hedhur veten në atmosferën e Krishtlindjes, me të gjitha dritat dhe ngjyrat e saj, ndihmon të mbash kontakte me fëmijën tonë të brendshëm, duke larguar për pak kohë përgjegjësitë dhe problemet e panumërta të jetës së të rriturve.

“Megjithëse mund të ketë një përqindje të arsyeve patologjike për të cilat dikush mund të përjetojë një dëshirë disi obsesive për të dekoruar shtëpinë paraprakisht, në shumicën e rasteve është vetëm nostalgji për një kohë kur jeta ishte pafundësisht më shumë e thjeshtë dhe më pak stresuese. Është një çështje e gjallërimit të magjisë së Krishtlindjeve”.

“Në një botë plot ankth dhe stres – vazhdon McKeown – njerëzit e lidhin Krishtlindjen me lumturinë dhe fëmijërinë. Dekori është një kthim në emocionet e pafajshëm të kohës kur ishim fëmijë”.

Burimi / https://www.pianetadonne.blog

/REVISTA PSIKOLOGJIA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al