23 Shtator, 2019

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Alimadhi, bën show para Kuvendit me luksin e tij (FOTO)


Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, u fut në Parlament disa muaj më parë, duke marrë mandatin e deputetit të lënë nga ish-deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas një marrëveshjeje të bërë gjatë zgjedhjeve të kaluara të përgjithme parlamentare, në lista u futën kryetarët e partive të djathta, edhe pse parti pa ndonjë elektorat të madh.

Alimadhi është fotografuar nga paparazzi ynë këtë të enjte, teksa vinte në Parlament me një makinë luksoze “Rangel Rover”. Jo vetëm kaq, dyert e makinave u hapën të gjitha dhe që aty dukeshin të varura kostumet firmato të Alimadhit. Përfundimisht, në çdo epokë, ballistët kanë lakmuar jetën e rehatshme dhe mirëqenien.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al