23 Qershor, 2018

Krenare për Shaqirin e Xhakën, Rita dhe Dua i tregojnë botës flamurin e Shqipërisë e Kosovës


Dy futbollistët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë yjet që tërhoqën mbrëmë vëmendjen e të gjithëve, të shqiptarëve, të serbëve, të mediave të huaja apo edhe shumë personazheve VIP teksa shënuan gol kundër Serbisë.

Të shumtë ishin ata që treguan plot krenari fitoren e Zvicrës kundër Serbisë dhe shqiptarët u ndjenë sikur në vend të Zvicrës po luante Shqipëria. Kjo pasi në këtë ndeshje ishin edhe katër futbollistë shqiptare.

Krenare janë ndjerë edhe dy këngëtaret e famshme shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat kanë publikuar në “Instastory” fotot e dy futbollistëve.

Rita pasi ndoqi të dy çunat në rrjetin social “Instagram”, nuk e la me kaq. Ajo ka postuar edhe fotot e dyshes në ‘Instastory’, ku i uron dhe ju thotë se e bënë krenare.

Ndërsa Dua publikoi një foto në “Instastory” ku shfaqen dy futbollistët shqiptarë duke bërë shqiponjën me duar dhe këngëtarja ka vendosur disa flamuj të Shqipërisë e Kosovës si dhe disa ikona (emoji) me duar si shqiponjë.

Mbas triumfit, dyshja Xhaka e Shaqiri po shijojnë momentet më të mira dhe ndjekësit e tyre kanë ‘çmendur’ rrjetin me fotot ku ata bënin shqiponjën, mbas golave që ata shënuan.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al