4 Dhjetor, 2020

Krejtësisht e zhveshur dhe në mes të oqeanit, kjo është 28-vjeçarja që sfidoi një nga dallgët më të mëdha në botë nëpërmjet sërfit

Një vajzë 28-vjeçare ka sfiduar një ndër dallgët më të mëdha në botë krejtësisht e zhveshur.

Felicity Palmateer (11)

Felicity Palmateer publikoi videon mahnitëse në të cilën shfaqet duke bërë sërf në Hawai, Fixhi dhe në Australinë Perëndimore, raporton “The Sun”.

Felicity Palmateer (15)

28-vjeçarja e cilësoi të gjithë këtë si “jashtëzakonisht fuqizuese”.

Felicity Palmateer (16)

Videoja synon të jetë provokuese, por në të njëjtën kohë, sfidon nocionet që kanë të bëjnë me bukurinë.

Felicity Palmateer (19)

Ajo që filloi si një ide mjaft e thjeshtë, por e frikshme dhe emocionuese, është shndërruar në diçka shumë më të madhe, sfiduese dhe të bukur nga sa e ëndërroja.

Felicity Palmateer (5)

Procesi ishte jashtëzakonisht fuqizues. Duke përqafuar feminitetin, më ndihmoi jashtëzakonisht me vetëvlerësimin dhe me pranimin e vetes,”- u shpreh Felicity, e cila kishte tre vite që nga momenti i parë që kishte menduar të bënte diçka të tillë.

Felicity Palmateer (4)

Për të, videoja katër minutëshe është një mënyrë për të eksploruar idetë e saj mbi lirinë.

Felicity Palmateer (2)

Unë përdor sërfin si një formë meditimi, motivimi dhe arratisjeje. Ndihem më rehat kur jam në ujë. Të jesh në gjendje të ndërthurësh artin dhe sërfin në mënyrë kaq intime, është diçka shumë e bukur që po vjen me projektin e titulluar ‘Skin Deep’”.