21 Shtator, 2018

“Kosovarët pëlqejnë më shumë Rita Orën se Duan”, Lipa merr masa ndaj moderatorit shqiptar


Dy këngëtaret e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa mesa duket do të jenë rivale të përjetshme.

Pas një shkrimi të “The Sun”, po përflitet se Ora dhe Lipa nuk flasin me njëra-tjetrën pikërisht për shkaqe xhelozie. Si pasojë, moderatori i njohur nga Kosova Adriatik Kelmendi vendosi të bënte një sondazh në profilin e tij në “Facebook”.

Ai u kërkoi ndjekësve të tij që cilën prej këngëtareve ata pëlqenin më shumë. Pas përfundimit të sondazhit, rezultoi se Rita Ora ishte më e pëlqyera me 57 % të votave kundrejt 43 % për Dua Lipën.

E mesa duket ky fakt nuk i ka pëlqyer aspak 23-vjeçares, e cila i ka bërë menjëherë “unfollow” në “Twitter” Adriatikut.

Ka qenë vetë Kelmendi i cili e ka zbuluar këtë, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ku shkruan: “Në Kosovë e pëlqejnë më shumë Rita Orën se Dua Lipën! Rezultati i anketës: 57% pëlqejnë më shumë Ritën, se sa Duan me 43%. Por  ky votim i juaji si duket nuk i pëlqeu Duas, e cila më bëri unfollow në Twitter. Tregojini që unë nuk kam faj, ju votuat”!”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al