26 Janar, 2018

Konkurrencë e fortë mes këngëtareve shqiptare, Dua Lipa i “rrëmben” imazhin Rita Orës


Janë të dyja me famë ndërkombëtare, të suksesshme e shumë të bukura. Madje janë të dyja imazh i së njëjtës firmë.

E kuptuat për kë bëhet fjalë? Janë pikërisht dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora, e cila prej kohësh ka qenë imazh i firmës së njohur “Adidas”.

Follow me to 1st place. #ORIGINALis @adidasOriginals ??

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Por duket se tashmë Dua Lipa, fama e së cilës po rritet çdo ditë e më shumë, ia ka “rrëmbyer” këtë ekskluzivitet Ritës.

Lipa ka publikuar në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, spotin më të ri, në të cilën ajo është tashmë imazh i kësaj firme të njohur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al