27 Nëntor, 2017

Konflikti me Artiola Toskën, vëllezërit korçarë sqarojnë raportin me këngëtaren


Të ftuar në “Wake Up”, vëllezërit korçarë i janë përgjigjur edhe pyetjes lidhur me konfliktin e njohur që patën me këngëtaren Artiola Toska. Kujtojmë këtu se konflikti mes tyre daton rreth një viti më parë, ku këngëtarja u kritikua nga vëllezërit për pjesëmarrjen në një festival të muzikës së lehtë sikundër është ‘’Kënga Magjike’’.

Ata thanë se ajo këngë duke qenë se i përkiste një zhanri turbo-folk nuk duhet të merrte pjesë në një kompeticion të tillë. Endri dhe Stefi kanë sqaruar se ata e respektojnë punën dhe karrierën e koleges, por kanë theksuar faktin se muzika që ajo bën duhet t’i përshtatet shfaqjeve në të cilat ajo merr pjesë. Ata  nuk përjashtojnë as mundësinë e bashkëpunimeve në të ardhmen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al