6 Qershor, 2022

Konfirmojnë dyshimet? Publikohet një tjetër video e Semi Jaupajt dhe Ron Zaitit, këngëtarët shfaqen në momente intime


Që pas publikimit të këngës “All your lovin”, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë komentuar për një romancë mes tyre.

Dyshja nuk kanë reaguar në lidhje me aludimet, megjithatë gjatë ditës së sotme u publikua një video që tregon Semin dhe Ronin në një festival krah njëri-tjetrit. Dyshja u panë shumë të afërt teksa këngëtari i kishte vendosur dhe dorën në bel Semit ndërkohë që po ecnin.

Videoja përforcoi edhe më shumë dyshimet e fansave se mes dy këngëtarëve mund të ketë lindur diçka.

Madje dyshimet konfirmohen edhe më shumë një tjetër video e sapo publikuar nga “Pop Art” ku dyshja shihen në përqafimin e njëri-tjetrit duke jetuar momente të bukura dhe romantike dhe duke mos ditur për njerëzit e shumtë përreth.

Mos vallë mes dy artistëve ka nisur një romancë? Dhe pse kjo gjë nuk është konfirmuar ende, fansat e kanë pëlqyër shumë çiftin të cilët edhe në këngën e tyre kanë marrë komente të shumta pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al