19 Korrik, 2018

Komshia e dashura e Florit? Këngëtari flet për herë të parë për fejesën


Një ditë më parë u përhap shumë shpejt lajmi se këngëtari i njohur Flor Mumajesi është fejuar, identiteti i të cilës nuk bëhej i ditur. Fjalët nisën pas një fotografie që vetë Flori publikoi në profilin e tij në “Instagram” nga ambienti i një shtëpie ku shfaqej me duart e bashkuara me vajzën, teksa në sy binte edhe unaza në dorën e saj.

Përveç fansave të tij, Florin e uruan për fejesë edhe miqtë dhe të famshmit shqiptarë. Por këngëtari me një postim tjetër ka treguar se e gjithë kjo ka qenë një “lojë” që të gjithë të aludonin për fejesë.

“Nuk e prisja që thjesht një postim të krijonte gjithë këtë keqkuptim! Por kështu ndodh kur ke “Popcorn” ti, po nuk ka komshia”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al