14 Korrik, 2018

Klaudia Pepa në një lidhje pas ndarjes nga Albi? Balerina publikon foton


Ndarja e balerinës Klaudia Pepa dhe koreografit Albi Nako ka qenë një ndër më të komentuarat në showbiz-in shqiptar.

Balerina tashmë është zhvendosur në Itali ku po vijon karrierën saj, ndërsa nga ana tjetër Albi vijon punën në Shqipëri, ndërsa kohët e fundit është përfolur edhe për një lidhje dashurie me balerinën Alba Hoxha.

Po Klaudia a është në një lidhje?

Për këtë pyetje nuk ka asgjë të konfirmuar, e për këtë balerina e njohur ka zgjedhur që t’i “ngacmojë” fansat e saj, duke bërë publike një foto e një diçiturë interesante.

Teksa shihet me një kamerdare në formë unaze, ajo ka shkruar: Një unazë e madhe për një vajzë beqare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al