3 Tetor, 2017

Kjo është shtëpia ku u rrit Kanye West; xhama të thyer e plehra


Kanë kaluar 4 vite që kur Kanye West bleu shtëpinë në të cilën ishte rritur, me qëllimin për ta kthyer në një qendër edukimi për komunitetin.

” Mamaja ime i dedikoi jetën e saj profesionit të edukatores dhe unë jam shumë i lumtur që do ta shndërroj shtëpinë tonë në një qendër edukimi në nder të misionit të jetës së saj”- Tha West në 2013.

Sot e kësaj dite duket se shtëpia ka shërbyer vërtetë si qendër, por për komunitetin e të alkoolizuarve dhe të droguarve. Fotot e shkrepura në pjesën jugore të Chikagos, ku ndodhet shtëpia e reperit, shfaqin xhama të thyer, plehra, shishe alkooli e mbetje të tjera.

Ajo zonë është e njohur si një ndër zonat më të rrezikshme të Chikagos, ku krimi është ende në nivele të larta dhe mesatarisht ndodh një vrasje në ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al