7 Tetor, 2022

Kjo është lista me 10 këngët e preferuara dedikuar dashurisë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti


Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si pjesa më e madhe e jona ka një listë me 10 këngët më të bukura sipas tij të dashurisë.

Ishte deputetja e ‘Lëvizjes Vetëvendosje’, Tinka Kurti, ajo që na e zbuloi këtë ditën e sotme në një postim në rrjete sociale në kuadër të ‘Manifestas’. ‘Manifesta’, Bienalja Europiane Nomade, ndryshon vendin çdo dy vjet dhe është themeluar në fillim të viteve 1990 si një lidhje midis kulturës dhe shoqërisë civile, duke u përpjekur të nxisë ndryshime pozitive shoqërore.

Me anë të një postimi në Facebook, Tinka Kurti ka ekspozuar Kryeministrin e Kosovës, në kuadër të mbajtjes së Manifestas (event kulturore) në Prishtinë këtë vit.

“Edhe 25 ditë deri në përfundimin të Manifestas. Të shumtë vizitorët, të shumtë artistët e kontribuesit. Muzika, kumbimi i këtij organizimi, jehon në hapësirat artistike të Manifestas. Kjo është playlista e Kryeministrit Albin Kurti. Mund ta gjeni në katin e gjashtë i cili i dedikohet dashurisë. 10 këngë dashurie. Rroftë dashuria, poezia e kënga,”-shkruan deputetja krahas një videoje.

‘Top 10’ këngët e preferuara të dashurisë të kryeministrit të Kosovës janë:

1. Pixies – Hey

2. Coco – Last of the loving

3. Tracy Chapman – Fast car

4. Gloria Lasso – Etranger Au paradis

5. Mazzy Star – Fade into you

6. Etta James – Something’s gotta hold on me

7. Kate Bush – Wuthering heights

8. Ritfolk – Dëshirë dhe Heshtje

9. Joy Division – Love will tear us apart

10. Nina Simone – My baby just cares for me

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al