1 Shtator, 2018

Kishte veshur fustan të shkurtër në funeralin e Aretha Franklin, shihni si Bill Clinton vështron Ariana Grande-n


Ish-presidenti amerikan Bill Clinton nuk i largonte dot sytë nga këngëtarja Ariana Grande, teksa performonte në funeralin e  Aretha Franklin, këtë të premte.

Kur 25-vjeçarja po këndonte këngën e Franklin “You make me feel like) a natural woman”, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të vihet re që e ka ngulur vështrimin te këngëtarja.

Veshja e Ariana-s u kritikua shumë, pasi ajo kishte zgjedhur një fustan të zi shumë të shkurtër, dhe komentet rreth saj kanë qenë negative.

“Shikoni si Bill Clinton sheh Ariana Grande lart e poshtë teksa këndon te funerali i Aretha Franklin”, shkruan komediani tim Young në rrjetet sociale.

Ndërsa një tjetër shkruan se duhet “dikush duhet të ndihmojë dhe të mësojë Grande-n të vishet në të tilla raste dhe në kishë”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al