30 Prill, 2020

“Ndodhi aksidentalisht”- Kishte ndezur dy qirinj, Britney Spears i vë flakën palestrës në shtëpinë e saj


Britney Spears ka postuar një video ku zbulon se aksidentalisht ka djegur palestrën e shtëpisë së saj me qirinj vitin e kaluar.

Ylli i popit zbuloi në Instagram se është hera e parë që është rikthyer në palestër që nga incidenti që ndodhi gjashtë muaj më parë.

Ajo publikoi një video ndërsa bën ushtrime fizike dhe shkroi: “S’kam qenë këtu për rreth 6 muaj sepse dogja palestrën time për fat të keq.”

Dhe me pas shtoi: “Kisha dy qirinj dhe po … një gjë çoi në një tjetër dhe unë e dogja atë.”

Këngëtarja u shpreh se për fat të mirë nga incidenti nuk mbeti asnjë i lënduar.

“Unë eca drejt derës së palestrës dhe flakët u ndezën. Falë Zotit alarmi u ndez dhe askush nuk u lëndua,”– u shpreh Britney.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al