8 Dhjetor, 2023

Kinomatografia në zi! Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare aktorja e njohur


Në moshën 53-vjeçare, është ndarë nga jeta një nga aktoret më të njohura me sindromën Down, Andrea Faye Friedman.

Capture

E njohur për rolin e saj në serialin “Life Goes On”, Friedman ndryshoi paradigmën për konceptin e përfshirjes në art.

Ajo ndërroi jetë të dielën, më 3 dhjetor, në shtëpinë e saj në Santa Monica të Kalifornisë, por vdekja e saj u njoftua sot, më 7 dhjetor.

Sipas New York Times, ajo vdiq pas komplikimeve nga sëmundja e Alzheimerit.

andrea-fay-friedman-120723-1-dd3ac2b9febe4932bb3f2f79f4f343bc

Babai i saj tha se aktorja nuk kishte qenë në gjendje të fliste vitin e kaluar për shkak të sëmundjes, e cila është e zakonshme tek njerëzit me sindromën Down që janë mbi 50 vjeç.

Friedman ka lindur më 1 qershor 1970 në Santa Monica. Pasi u diplomua në West Los Angeles Baptist School, ajo vendosi të studiojë aktrim dhe filozofi në Kolegjin Santa Monica për 2 vjet.

Fridman pati një përparim të madh në vitin 1992 kur u nominua për dramën televizive Life Goes On, në të cilën luajti Amanda Swanson, gruan e aktorit kryesor Charles ‘Corky’ Thatcher, i cili gjithashtu kishte sindromën Down. Ajo luajti personazhin për dy sezone.

Në të njëjtën kohë, kur ishte ende studente, ajo punonte në një qendër për kujdesin e fëmijëve.

download

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al