19 Maj, 2021

Kina po ndërton një kopje të Titanikut me përmasa origjinale në një park lojërash


Një park lojërash në Kinë ka vendosur të ofrojë përvojën më të ngjashme që një njeri mund të marrë, nëse do të kishte qenë pjesëtar në bordin e anijes së famshme Titanik.

titaniku

Një model i ngjashëm i anijes së mbytur po ndërtohet në Daying County në provincën Sichuan.

E quajtur “Titaniku që s’mbytet”, anija ka të njëjtat përmasa me origjinalin: 269.06 metra e gjatë dhe 28,19 metra e gjerë.

Anija do jetë në qendër të parkut të quajtur Romandisea dhe do të ketë të njëjtat kushte me Titanikun, duke përfshirë këtu sallat e banketeve, teatro, kuvertat e vëzhgimit dhe një pishinë.

Turistët do të mund të paguajnë për të kaluar natën në anijen e famshme, e cila do të jetë e ankoruar në mënyrë të përhershme disa milja larg detit në një rezervuar në lumin Qijiang, rreth 130 km nga Chengdu,  kryeqyteti i provincës.

titaniku 4

Data e hapjes së parkut ende nuk është caktuar.

Punimet për ndërtimin e anijes nisën në vitin 2016. Sipas AFP janë dashur rreth 23 mijë ton çelik dhe kostoja e ndërtimint shkon rreth 153.5 mln dollarë. Kjo nuk është kopja e vetme e Titanikut, që është propozuar të ndërtohet.

titaniku 3

Në vitin 2018, kompania australiane Blue Star Line bëri të ditur, se do të riniste punimet për Titanic II pas disa vonesave të gjata. Promovuan ndërtimin e një kopjeje identike të anijes së famshme, e cila përmban 835 kabina për të akomoduar gjithsej 2,435 pasagjerë.

Udhëtimi i parë thuhej, se do të ndërmerrej në vitin 2022, por faqja zyrtare e kompanisë australiane nuk është rifreskuar që në vitin 2018.

CNN ka kontaktuar me Blue Star Line për të marrë ndonjë koment në lidhje me statusin e anijes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al