7 Prill, 2022

Kim Kardashian zbulon si e mësoi lajmin e martesës së Kourtney dhe Travis: Isha duke fjetur…


Kim Kardashian po ëndërronte, ndoshta krah Pete Davidson, teksa motra e saj Kourtney martohej me Travis Barker.

41 vjeçarja së bashku me motrat e saj Kourtney, Khloé dhe Kendall, si dhe mamanë Kris Jenner ishin në një intervistë me Jimmy Kimmel ku folën për premierën e serialit të tyre të ri, “The Kardashians”.

Kur Kimmel pyeti nëse ato ishin në dijeni të martesës surprizë të Kourtney, Kris tha: “Unë e dija dhe Khloé e dinte”. “Isha duke folur me të me FaceTime,” tha Khloé, ndërsa Kim pranoi: “Unë isha duke fjetur”.

Kim tha se ato kanë një grup në WhatsApp ku flasin për gjëra të ndryshme dhe se e ka marrë vesh lajmin pikërisht nga ky grup. “Ajo na e tha në grup. “Meqë ra fjala…u martova mbrëmë!” Dhe kur u zgjova pashë një milion mesazhe.”- shpjegoi Kim.

Kourtney dhe Barker realizuan një ceremoni të papritur në një kishëz në Las Vegas pas ndarjes së çmimeve Grammy të dielën. Megjithëse ata ende nuk ligjërisht burrë dhe grua. Në një postim në Instagram Kourtney postoi disa foto nga ceremonia e tyre, duke shkruar: “Një herë e një kohë në një tokë shumë, larg (Las Vegas) në orën 2 të mëngjesit, pas një nate epike dhe pak tekila, një mbretëreshë dhe mbreti i saj i pashëm shkuan në të vetmen kishëz të hapur me një Elvis [Presley] dhe u martuan (pa certifikatë martese).”

Muajin e kaluar, Kourtney zbuloi në trailerin e serialit të ri se duan të bëhen prindër. “Travis dhe unë duam të kemi një fëmijë,” tha ajo përpara se çifti të shihej duke hyrë në takimin me mjekun.

Seriali me siguri do të sjellë një pjesë të mirë të ngjarjeve në familjen Kardashian-Jennner.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al