16 Janar, 2018

Kim Kardashian dhe Kaney West bëhen prindër për herë të tretë


Kaney West dhe Kim Kardashian sapo janë bërë prindër për herë të tretë të një vajze e cila ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate. Kjo është konfirmuar nga “TMZ” pas lajmërimit që ka bërë vetë Kim.

Është mësuar se si vajza dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë. Vogëlushja e porsa ardhur në jetë peshon 3 kilogram.  Ndër të tjera në lajmërim, Kim dhe Kanye kanë shprehur sesa të lumtur janë për ardhjen në jetë të vajzës së dytë në familje, si dhe kanë falenderuar nënën surrogate e cila bëri të mundur ëndrrën e tyre realitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al