11 Shtator, 2020

Këto pesë detaje në sjelljen e fëmijëve mund të sinjalizojnë probleme serioze, ja ç’duhet të dini


Të gjithë fëmijët i shkelin rregullat. Ata e provojnë botën në këtë mënyrë dhe përpiqen të gjejnë kufijtë që nuk u lejohet t’i kalojnë. Tekat dhe “ligësia” e fëmijëve është një proces i natyrshëm i të mësuarit. Sidoqoftë, ka momente kur sjellja e një fëmije në dukje e padëmshme, mund të nënkuptojë diçka më serioze.

Sipas “Bright Side”, ekzistojnë 5 situata që kërkojnë vëmendjen tuaj.

  1. Janë tekanjozë në lidhje me ushqimin.

sjellje jo të zakonshme te fëmijët (6)

Shkencëtarët kanë zbuluar se fëmijët që janë shumë selektivë në lidhje me ushqimin mund të përjetojnë depresion dy herë më shpesh sesa fëmijët që hanë gjithçka.

  1. Nuk veshin çdo gjë.

sjellje jo të zakonshme te fëmijët

Një fëmijë mund të ankohet se kjo apo ajo i bën të ndihen jo rehat, prandaj mund të refuzojnë të veshin disa veshje. Ata nuk e kuptojnë se ndryshimi i motit mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e tyre dhe mund të duan të veshin diçka të papërshtatshme.

  1. Luajnë më shumë se zakonisht.

sjellje jo të zakonshme te fëmijët (5)

Shumë fëmije pëlqejnë të luajnë në telefon apo në kompjuter, duke kaluar më shumë kohë para ekranit. Shkencëtarët zbuluan se varësia ndaj teknologjisë dhe lojërave mund të jetë një shenjë e rritjes së ankthit dhe stresit.

Për ta shmangur këtë mundohuni të bisedoni sa më shumë me ta. Luani një lojë së bashku dhe pyetini çfarë po shikojnë.

  1. Ju luten që t’u blini lodra të reja.

sjellje jo të zakonshme te fëmijët (2)

Një fëmijë nuk shqetësohet për gjërat që mungojnë në jetën e tyre deri në moshën e adoleshencës. Bota e tyre është e mbushur me gjithçka që kanë nevojë.

Por nëse prindërit flasin shpesh për financat e tyre, atëherë fëmijët mund të fillojnë të mendojnë se bota e tyre nuk është edhe aq e mbushur. Kjo është arsyeja pse fëmijët fillojnë edhe kërkojnë të kenë gjithnjë edhe më shumë gjëra.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i blini fëmijës gjithçka që dëshiron. Por duhet që t’u bëni dhurata më shpesh, pa pasur ndonjë arsye specifike.

  1. Kërkojnë vazhdimisht informacione të reja.

sjellje jo të zakonshme te fëmijët (4)

Sipas psikologëve, kjo është një shenjë e ankthit që mund të vijë duke u rritur gjithnjë e më shumë.

Përpiquni të zbuloni me kujdes se çfarë e shqetëson vërtet fëmijën tuaj dhe tregojini se jeni gati t’i dëgjoni dhe t’i ndihmoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al