26 Mars, 2018

Këto janë ushqimet që përmirësojnë funksionin e mëlçisë


Të gjitha organet duhen mbrojtur përmes ushqimit, përpara se të jetë shumë vonë. Mëlçia është më kryesorja. Përfshijini këto ushqime në dietën tuaj të përditshme, në mënyrë që trupi të jetë i shëndetshëm…

dieta_6986

NGA BLERINA BOMBAJ

HUDHRAT

Hudhrat aktivizojnë një enzime, e cila shpërbën toksinat. Alicina dhe Selenium janë dy përbërës te hudhrës, të cilët forcojnë pastrimin e mëlçisë. QITRO Lëngu i qitros ndihmon në eliminimin e toksinave kancerogjene dhe ofron kombinim të shkëlqyer të vitaminës C dhe antioksidanteve.

PANXHARI

Përmban flavonoide që ndihmojnë proceset fiziologjike të mëlçisë. KAFJA Studimet tregojnë se kafja ndikon pozitivisht në shëndetin e mëlçisë, edhe pse mekanizmi mbetet pak i turbullt.

GJETHET JESHILE

Rukola, pazitë, spinaqi dhe sallata jeshile ndihmojnë në përthithjen e metaleve të rënda në sajë të fibrave të tyre bimore. Në këtë mënyrë, ato ulin ngarkesën e mëlçisë me këto përbërës të padegradueshëm.

ÇAJI JESHIL – NË VEÇANTI MATCHA

Përmbajtja e lartë në katekina – një antioksidant tipik i bimës Camelia Sinensis, ndihmon shëndetin e mëlçisë dukshëm. Studimet tregojnë se konsumi i çajit jeshil sjell rezultate shumë të dobishme në rastet e mëlçisë së dhjamosur, pasi ul akumulimin e acideve lyrore në këtë organ. Matcha jeshile, për më tepër, ndihmon ndjeshëm luftën kundër viruseve të mëlçisë si hepatiti.

ASPARAGU

Asparagu rezulton ushqimi ideal për ata që konsumojnë alkoolin! Përbërja e tij e jashtëzakonshme në lëndë ushqyese ka një efekt mbrojtës të mahnitshëm për mëlçinë nga veprimi tepër toksik i alkoolit në qelizat e saj. Megjithatë, kjo nuk do të thotë kurrsesi të tejkalojmë masën me alkoolin, ai mbetet toksik!

BROKOLI DHE LULELAKRA

Këto lloj zarzavatesh kanë një efekt të veçantë në forcën detoksifikuese të mëlçisë, në sajë të disa përbërësve të quajtur glucosinolate – të cilët duket të jenë një armë e fortë kundër toksinave kanceroze.

TURMERIKU DHE KANELLA

Këto erëza po njihen gjithnjë e më shumë për rolin e tyre antioksidues dhe antiinflamator. Ato mbështesin tretjen dhe lehtësojnë mëlçinë në punën e saj. Në veçanti kanella, ka veti mbrojtëse të fuqishme kundër baktereve dhe viruseve. ARRAT Arrat përmbajnë glutathion- antioksidant që renditet i pari për nga rëndësia kur bëhet fjalë për detoksifikimin e mëlçisë. Këtu ajo vjen bashkë me acide lyrore tepër të dobishme, si ato të tipit omega -3, të cilat gjithashtu luftojnë inflamacionin dhe gjithçka toksike që ai prodhon.

ANGJINARJA

Në sajë të përbërësit -cynarin- kjo lule luan rol kundër depozitimit të dhjamit dhe prodhimit të kolesterolit në melçi. Për më tepër, ekstrakte të angjinares e mbrojnë mëlçinë nga dëmtimi që mund të pësojë nga toksina, me të cilat bie në kontakt.

Këshilla të tjera Këshilla të tjera

1. Evitoni ushqimet e përpunuara, të konservuara dhe alkoolin.

2. Evitoni përdorimin e panevojshëm të ilaçeve, si paracetamoli.

3. Mos prekni dhe mos nuhasni lëndë toksike si diluent, pesticide, llak, bojëra kimike, detergjente etj.

4. Evitoni sa të mundni përdorimin e kimikateve në shtëpi dhe në trupin tuaj. Lëkura përthith gjithçka.

5. Mbani në shtëpi bimë që pastrojnë ajrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al