13 Qershor, 2018

Këtë nuk e prisnim! Çiljeta i futet muzikës popullore së shpejti sjell bashkëpunimin me…


Këngëtarja e  njohur Çiljeta Xhilaga është një nga personazhet më të njohura dhe pëlqyera në mbarë Shqipërinë. Pas një mungese në tregun muzikorë, këngëtarja ka vendosur të rikthehet edhe një herë tjetër.

Por Çiljeta ka vendosur të vij ndryshe dhe me surpriza të reja dhe me një bashkëpunim që nuk e prisnim, ajo ka vendosur të sjellë një këngë me këngëtaren e famshme të muzikës popullore.

E ftuar në emisionin radiofonik “Chaude Patate”, këngëtarja ka rrëfyer se shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim të fuqishëm dhe shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim nga ajo deri tani.

Çiljeta do t’i futet muzikës popullore dhe së shpejti do të sjellë një këngë me yllin e muzikës popullore, Fatmira Breçani.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al