5 Dhjetor, 2017

Këta janë dy deputetët me makinat më të shtrenjta në Parlament


Siç e kemi parë edhe herë të tjera, në fotot që sjell paparaci ynë nga oborri i Parlamentit, deputetët dhe ministrat nuk kursehen kur vjen puna për të pasur makina luksoze. Të gjitha markat më të shtrenjta dhe mundësisht tip i fundit.

Por, ndër këta, janë dy deputetë të cilët kanë makina më të shtrenjta se të tjerët. Në deklaratat e përvitshme mbi pasuritë, vendin e parë për makinë të shtrenjtë e zë deputeti i LSI-së, Agron Çela. Çela është një sipërmarrës nga Shkodra, i cili erdhi nga bota e biznesit në politikë. Çela ka deklaruar se gjatë vitit 2016 ka blerë një makinë me vlerë 145 mijë euro. I dyti i Parlamentit për makinë të shtrenjtë është deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Edhe ai vjen nga biznesi në politikë. Makina e re që ka blerë në vitin 2016 kushton 105 mijë euro, sipas deklaratës së tij në ILKPD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al