15 Shtator, 2017

Këshilla si të ktheni faqe dhe ta harroni ish të dashurin


Ndarjet normalisht  ia shpifin çdo personi, por fatmirësisht shkencëtarët kanë zbuluar disa mënyra efektive si t’i shërojnë emocionet e zakonshme të dhimbjes nga ndarja. Pra, faleminderit shkencë!

Më poshtë do ju japin disa sugjerime:

Përqendrohuni në të metat e ish- partnerit

A iu ka rastisur të ndaheni me dikë dhe disa muaj më vonë të filloni të mendoni se çfarë keni parë te ai fillimisht?

Një studim i fundit tregon se ne kemi tendencë t’i adhurojmë partnerët romantikë dhe kësisoj ne nuk i shohim të metat e atij personi.

Por ekspertët sugjerojnë të përqendroheni në të metat që i ka pasur ai person, dhe ta bindni veten se nuk ka qenë i duhuri.

Provoni diçka të re

Është këshillë e zakonshme kjo, por është e rëndësishme që herë pas here të provoni ndonjë hovi, aktivitet apo interes të ri.

Shkencëtarët thonë se duke bërë gjëra të cilat nuk kanë lidhje fare me ish- partnerin tuaj, e duke shkuar në vende të cilat më parë nuk keni qenë me atë, e shpejton procesin e harresës dhe iu ndihmon ta kaloni këtë fazë të dhimbjes!

Dilni sa më shumë me miqtë

Të dalësh sa më shumë me miqtë dhe tu shprehesh atyre për gjithçka që të mundon është një mënyrë shumë e mirë për të harruar ish-in tuaj. Një këshillë miqsh apo një dalje deri në orët e vona është një formë e mirë për ta larguar mendjen nga një copëtim zemre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al