20 Nëntor, 2023

“Kërcelli i Vitit të Ri”- Luiz Ejlli ironizon zbukurimet e Kiarës për festat e fundvitit: Kjo nuk është pemë, kjo është…


Atmosfera e festave të fundvitit dhe zbukurimet në shtëpi, duket se kanë lënë të “zhgënjyer” këngëtarin, Luiz Ejlli.

luizi pema

Partnerja e tij, Kiara Tito ka ndarë në rrjetet sociale video nga momentet e tyre në shtëpi, ku Luizi është “përballur” me pemën që ajo kishte zbukuruar, që mesa duket ka qenë një pemë befasuese për të.

Teksa vëzhgon pemën e bardhë dhe të vogël, të zbukuruar me aksesorë të ndryshëm dhe drita, Luizi shprehet se kjo sipas tij nuk është pema e Vitit të Ri, por “dega ose kërcelli i Vitit të Ri”.

“Po çfarë peme është kjo? Kjo ka degë veç këtej e andej moj Kiar. Mos qesh. Ta rrotullosh nuk duket se është drejtë. Ti thuaj që ka rregulluar degën e Vitit të Ri, ose kam rregulluar kërcellin e Viti të Ri. Po këto ca janë, ca lloj fruti, rrush? Ku i ke gjet këto”, shprehet Luizi.

luiziluiziiScreenshot 2023-11-19 223546

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al