12 Nëntor, 2017

Këngëtarja shqiptare tregon ‘dramën e jetës’: Kur isha fëmijë më ngatërruan në spital


E ftuar në programin e fundjavës ‘lemza’ në Kosovë këngëtarja Rezmie Osmani ka folur më shumë për jetën dhe karrierën e saj, por edhe nuk ka nguruar të ndaj me publikun një moment shumë të sikletshëm dhe paksa dramatik  të jetës së saj.

“Më kanë ngatërruar në spital. 3 ditë kanë mbajtur një djalë të huaj. Infermieret serbe i kanë thënë ‘Mbaje është i yti’, por nëna ka ngulur këmbë që t’i kthejnë vajzën dhe shyqyr që më kanë kthyer”, u shpreh Remzie.

Gjatë intervistës, stafi i emisionit i bëri surprizë edhe një videomesazh nga nëna e saj ku ka rrëfyer këtë ngjarje që ka lënë shenjë në jetën e saj

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al