25 Maj, 2019

Këngëtarja shqiptare publikon foton e vajzës 10-javëshe: Sytë e saj. Shpirti im


Këngëtarja e njohur, Lindita Halimi, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku tani publikon foto apo video të vogëlushes së saj 10-javëshe.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto ku Lindita tregon portretin e Kaimanës, duke shkruar: “Sytë e saj, shpirti im”.

Ndërkohë në një video, Lindita tregon se e bija ka filluar të qeshë me lojërat e së ëmës.

Madje këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, kanë vendosur që të hapin edhe një llogari në “Instagram” me emrin e së bijës, dhe që e kanë lënë privat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al