18 Qershor, 2018

Këngëtarja shqiptare përlot me fjalët prekëse për babanë e ndjerë: Vendin tënd… (FOTO)


Ka kaluar një vit që nga ndarja nga jeta e publicistit dhe redaktorit të “Radio Televizionit të Kosovës”, Qani Mehmedi. Ai ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Në ditën e baballarëve, këngëtarja Besiana Mehmedi e ka kujtuar atë përmes një statusi shumë prekës.

 

“Plot 326 ditë që kur nuk ma ktheve asnjë përgjigje edhe pse bisedat dhe pyetjet e mia që ti drejtoj janë të përditshme.
11muaj sonte,prej kur zemra yte pushoi së rrahuri për të jetuar përjetësisht emri dhe veprat e mbi të gjitha dashuria ime për ty që nuk do të zbehet kurr.
Vendin tënd se zu dot kurr asnjë njeri.
Falemnderit o bab që je krenaria ime sot në ditën e baballarëve dhe çdo ditë që frymoj!
Falemnderit që na mësove se si duhet profesioni,si duhet perballur me sfidat dhe si duhet atdheu!
Të dua përjetësisht….”, shkruan në “Facebook” Besiana për babanë e saj të ndjerë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al