2 Korrik, 2018

Këngëtarja shqiptare i lutet Encës: Bëj duet me mua…


Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme momentalisht në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Encën, ku çdo këngë e saj kthehet në hit.

Pas suksesit me këngën “Dua”, ajo ka paralajmëruar fansat e saj se shumë shpejt do të publikojë projektet e reja.

Siç dihet Enca ka shumë fansa, por së fundmi këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi ka zbuluar se e pëlqen shumë muzikën e sa. Madje është shprehur se ka një dëshirë të madhe që të bëj një bashkëpunim me këngëtaren e njohur.

“Nëse do të doja të isha e suksesshme dhe komerciale do të bëja bashkëpunime me Medën për shembull, me Genën, kupton? Sepse kështu bëhen. Enca nëse ke qejf të bësh duet me mua, vdiqa!”, shprehet Orgesa teksa ishte e ftuar në emisionin “Thumb” dhe u pyet nga nëse e ndjen nevojën që të bëj klip në mënyrë që të mbijetojë në tregun muzikor .

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al