13 Qershor, 2019

Këngëtarja shqiptare fotografohet duke u përqafuar me Princ Harry-n, ja eventi që i bëri bashkë (FOTO)


Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, i është bashkuar Princ Harry-t në një koncert bamirësie për mbledhjen e donacioneve për fëmijët e prekur nga SIDA.

Rita dhe Duka i Sussex, janë fotografuar teksa përqafoheshin përpara eventit të madh, që u mbajt nga organizata mbretërore e bamirësisë Sentebale.

Mbrëmjen e së martës, këngëtarja me origjinë shqiptare mbajti koncert në Sentebale Audi Concert në Hampton Court Palace, jug-perëndim të Londrës. Ndërkohë Harry la bashkëshorten  Meghan Markle dhe djalin e tyre, Archie, në shtëpi për t’ju bashkuar një turme prej 3000 personash.

Nga ky koncert bëhet e ditur se janë mbledhur qindra mijëra paund, që do të ndihmojnë të rinjtë që kanë HIV/AIDS në vendet afrikane të Lesotho, Botsëwana dhe Malawi.

“Jam shumë e lumtur, pak shi asnjëherë nuk lëndon njeri. Unë jam vërtet e lumtur që jam këtu dhe që kam mundësinë të mbështes dhe të përpiqem të mbledh sa më shumë para për këtë çështje të madhe”, është shprehur Rita pas takimit me Princ Harry-n.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al