30 Tetor, 2022

Këngëtarja shfaqet në superformë nën shoqërinë e miqve/ Jonida Maliqi me koleksionin e fundit të modës edhe në të përditshmen


Nëse ju ndodh që të ndesheni me Jonida Maliqin në rrugë, jeni të sigurt që gjithnjë do ta shikoni plot stil. Këngëtarja e njohur di sesi të ruajë gjithnjë një trend të sajin, duke ardhur gjithnjë e kuruar. E tillë ka qenë edhe në këtë kafe. Ashtu si shihet, Jonida Maliqi, ka qenë duke shijuar një kafe me Olti Currin dhe mikun e tyre. Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht “look”-u i këngëtares.

Gjithnjë në stil ajo zgjedh që edhe në të përditshmen të mbajë statusin e një prej personazheve më fashioniste. Si e shikojmë veshur, ajo mban edhe xhaketën xhins nga “Balenciaga”, që pak kohë më parë shkaktoi jo pak zhurmë në media. Bota ka Georgina Rodriguez, ne kemi Jonida Maliqin kur bëhet fjalë për modë dhe stil në të veshur.

Por mesa duket, këtë herë këngëtarja shqiptare ka qenë një hap para partneres së Cristiano Ronaldos, për sa i përket një tendence të fundit në veshje. Bëhet fjalë për një xhaketë “oversize” xhins e markës “Balenciaga”. Georgina ka ndarë foto me këtë xhaketë tri ditë më parë në “Instagram”-in e saj ku numëron afro 40 milionë ndjekës. Ndërkohë që Jonida është parë e veshur me të njëjtin xhup xhins shumë ditë më parë.

Maliqi njihet për një stil të veçantë dhe është frymëzim për shumë gra të tjera. Edhe pse është e rrethuar nga e bukura, stili, dukja sa më “perfekte”, koncepti i të bukurës dhe sensuales për Jonidën është tjetër gjë. Më anë të një “story” në “Instagram”, Jonida Maliqi më herët tregoi se për të “sexy” nuk do të thotë të kesh forma perfekte. “Sexy” te një njeri për këngëtaren është mënyra si mendon, ecën apo flet. “‘Sexy’ nuk do të thotë gjithmonë bythë dhe gjoks. Është mënyra si ecën, flet dhe mënyra si mendon”, shkruante Maliqi në “story”-n e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al