19 Shkurt, 2018

Këngëtarja me famë botërore komenton te videoja e postuar nga Elvana Gjata (FOTO)


Të shtunën mbrëma Elvana Gjata ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku foli për jetën e saj si artiste ashtu edhe atë private.

Gjatë intervistës këngëtarja u surprizua nga prezenca e të ëmës në emision dhe këtë pjesë, e cila është plot humor, ajo e ka publikuar edhe në rrjetin social “Instagram”.

Mes shumë komenteve të fansave të Gjatës, bie në sy edhe komenti i këngëtares me famë botërore. Bëhet fjalë për këngëtaren e hitit “Safari”, Bia në bashkëpunim me J Balvin, Pharrell Williams, dhe Sky.

Bia si fillim i ka komentuar dy ‘emoji’ zemre edhe më pas është Elvana ajo që e quan “dashuri”. E sigurisht që këngëtarja me famë botërore nuk e la me aq dhe i thotë se është e mrekullueshme dhe se e do.

E mesa duket këngëtaret jo vetëm që ndjekin njëra-tjetrën në “Instagram”, por edhe shpërndajnë shumë dashuri mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al