1 Qershor, 2018

Këngëtarja me famë botërore i jep fund lidhjes me miliarderin


Edhe pse krejt e papritur, një nga këngëtaret më me ndikim dhe famë në botë ka vendosur t’i japë fund lidhjes me miliarderin arab.

Një lajm i tillë po qarkullon në të gjithë mediat botërore, por ka qenë “TakeOut” media që ka bërë të ditur se Rihana dhe miliarderi Hassan Jameel i kanë dhënë fund lidhjes.

Mirëpo një mik i afërt me këngëtaren ka thënë se ka qenë pikërisht Rihana ajo që ka vendosur që lidhja të mos vazhdojë dhe ky vendim e ka prekur shumë miliarderin arab, i cili po e përjeton shumë keq këtë ndarje.

Gjithashtu është bërë e ditur se arsyeja se pse ka marrë fund lidhja ka qenë se Rihana është mërzitur nga kjo marrëdhënie.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al