24 Nëntor, 2022

Këngëtarja shqiptare, takohet me Kryebashkiakun e New Yorkut Eric Adams


Manjola Nallbani ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo aktualisht është në qytetin e New York-ut , ku ka performuar për komunitetin shqiptar në kuadër të festës së flamurit. Nallbani ka pasur rastin që të takohet nga afër edhe me Kryetarin e Komunës së New Yorkut, Eric Adams. Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku ka pozuar pranë kryetarit njujorkez, i cili fitoi mandatin për New Yorkun këtë vit. “Nëntori shqiptar me Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografive.

Manjola Nallbani  në dhjetor pritet të kthehet në Shqipëri, ku do të bëhet gati për të konkurruar në  edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Në rast se zgjidhet fituese e këtij të fundit, ajo do të fitojë biletën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision 2023”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al