27 Shtator, 2019

Këngëtarja e njohur rikthehet pas 5-vitesh në skenën e “Kënga Magjike”


Ka nisur edicionin e tij të 21-të, festivali i muzikës së lehtë “Kënga Magjike”. Publiku do të ketë të drejtë për herë të parë që të votojë për artistët ‘Big’ kurse juria e përbërë nga Enkel Demi, Arben Skënderi, Jonida Maliqi dhe Armend Rexhepagiqi, për artistët e rinj.

Burime nga ‘News 31’ bëjnë me dije se plot pas 5 vitesh kësaj skene i është rikthyer këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi.

Jehona konkurroi në këtë festival 5 vite më parë me baladën “Të shkuara”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al