17 Shkurt, 2018

Këngëtarja e njohur pranon lidhjen e re, ja çfarë thotë për të dashurin


Në një intervistë ekskluzive në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata ka pranuar për herë të parë publikisht se është në një lidhje dashurie. Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e ngacmoi paksa duke i thënë: “Po mirë mi goc vajte 62 vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”.

“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë”, shtoi këngëtarja.

“Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana ndërsa Ermali e uroi: “Hajde në dasmë o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?”

“Ah sa e bukur ishte kjo”, e përmbylli bisedën Elvana për të mos zbuluar më shumë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al