18 Tetor, 2019

Këngëtarja e njohur e konfirmoi vetë! Së shpejti një bashkëpunim me Ylli Limanin


Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka bërë me dije se do të vijë së shpejti me një projekt të ri.

Jo vetëm kaq! Ajo gjithashtu ka thënë se kënga e re do të jetë një bashkëpunim me një nga këngëtarët shumë të preferuar për publikun shqiptar, Ylli Limanin.

“Po vjen një këngë shumë e ndjerë, me shumë emocion, nga ne. Nga ky artist bukurosh, super talent, që i ka dhënë shumë shpirt këngës me fjalë të thjeshta e shumë të thella përplot emocion. Mezi po pres ta ndaj me ju këtë projekt kaq të përzemërt të dielën. Ju dua”, ka shkruar Kuqi krah videos së publikuar në ‘Instagram’.

Kjo mesa duket i ka këngaqur fansat e dy këngëtarëve dhe janë shprehur në komente se mezi e presin këtë bashkëpunim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al