22 Qershor, 2022

Këngëtarja e njohur e habitur nga suksesi që mori rikthimi i këngës së saj ‘Running Up That Hill’: Gjithçka ndodhi kaq shpejt sa…


Këngëtarja Kate Bush duket se po shijon sërish suksesin e këngës së saj të lancuar shumë vite më parë “Running Up That Hill”.

Këngëtarja postoi një deklaratë në  rrjetet sociale për mënyrën sesi kënga e vitit 1985 po luhet kudo pasi u shfaq në sezonin e fundit të “Stranger Things”.

“Vëllezërit Duffer kanë krijuar katër sezone të jashtëzakonshme të ‘Stranger Things’ në të cilat aktorët e vegjël janë rritur duke u bërë të mëdhenj” shkroi Bush për Matt dhe Ross Duffer, të cilët krijuan serialin në Netflix.

Ajo vazhdoi: “Në këtë serial të fundit, personazhet po përballen me shumë nga të njëjtat sfida që ekzistojnë në realitet tani. Unë besoj se Duffer Brothers kanë prekur zemrat e njerëzve në një mënyrë të veçantë, në një kohë tepër të vështirë për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë”.

“Duke shfaqur “Running Up That Hill” në një dritë kaq pozitive – si një hajmali për Max (një nga personazhet kryesore femra) – kënga është sjellë në arenën emocionale të historisë së saj,” shkroi Bush. “Frika, konflikti dhe fuqia e dashurisë janë gjithandej rreth saj dhe miqve të saj.

Dua t’i falënderoj shumë që e sollën këngën në jetën e kaq shumë njerëzve,” shtoi Bush. “Jam e ‘pushtuar’ nga dashuria dhe mbështetja që po merr kënga dhe gjithçka po ndodh me të vërtetë shpejt, sikur të nxitet nga një lloj force elementare.”– u shpreh artistja.

Billboard raporton se “Running Up That Hill” u rendit e para1 në MB dhe Australi dhe ka hyrë në Top 5 të SHBA.

“Më duhet të pranoj se ndihem vërtet e prekur nga e gjithë kjo,” tha Bush për lajmin. “Faleminderit shumë që e bëtë këngën numër 1 në një mënyrë kaq të papritur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al