31 Mars, 2018

Këngëtarja e famshme u mëson vallen shqiptare miqve amerikanë


Teksa ka qenë duke festuar ditëlindjen tipike amerikane të mikeshës së saj, Bebe Rexha ka menduar ta ngrohë atmosferën dhe t’i sjellë të pranishmëve energji duke u mësuar vallen shqiptare.

Të gjithë djemtë dhe vajzat që ndodheshin në festë u angazhuan për të mësuar vallen me dy hapa nën ritmet e këngës së famshme të Capital T, “Hatixhe”.

Këngëtarja shqiptare e famshme, e cila po korr mjaft sukses në tregun muzikor ndërkombëtar, ka postuar dy video në historinë e “Instagram”-it ku tregon për këtë moment kaq të bukur që na ka bërë të gjithëve krenarë për të.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al