18 Prill, 2019

Këngëtarja e famshme tregon problemet e shtatzënisë dhe si u dobësua: Shkova 98 kilogramë, por…


Për këngëtaren me famë botërore, Beyonce, shtatzënia e saj me binjakët Sir dhe Rumi ndryshoi jo vetëm trupin e saj, por edhe planet për festivalin e “Coachella”-s në vitin 2017.

Sipas saj, kjo pritje e ëmbël ishte e papritur për të dhe bashkëshortin e saj Jay Z, por u surprizuan akoma më shumë kur morën vesh se janë binjakë.

“Ajo shtatzëni nuk ishte e lehtë. Trupi im kaloi më shumë gjëra sesa do të kisha menduar se mund të përballonte. Isha 98 kilogramë ditën që linda. Kisha një shtatzëni shumë të vështirë. E kisha shumë të lartë presionin e gjakut. Në mitër zemra e një prej foshnjave të mia ndaloi disa herë dhe më futën menjëherë në operacion”, kujton këngëtarja e famshme.

Të gjitha këto, Beyonce i ka zbuluar në dokumentarin “Homecoming”, ndërsa tregoi dhe dietën strikte që ndoqi për t’u dukur e përsosur në skenën e “Coachella”-s.

“Në mënyrë që t’i arrija qëllimet e mia, e limitova veten në një dietë pa bukë, pa karbohidrate, pa sheqer, pa mish, pa peshk e pa alkool… isha e uritur. Nuk ishte si dikur që mund të bëja prova deri në 15 orë në ditë. Vetëm që të kuptoja si të balancoja jetën e të qenit nënë e një 6-vjecareje dhe binjakëve, duhej shumë punë. Tani kam fëmijë, kam bashkëshort, duhet të kujdesem për trupin tim”, ka shtuar këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al