27 Prill, 2019

Këngëtarja e famshme thyen rekord, kënga e saj merr 10 milionë klikime në dy orë (VIDEO)


Dy ditë më parë, këngëtarja me famë botërore Taylor Swift publikoi projektin e ri të titullur “Me!”. Kjo këngë rezultoi një sukses i madh.

Aktualisht kënga numëron më shumë se 675 milionë klikime, por hyri në histori që në orët e para të publikimit.


Për herë të parë në kanalin e “Youtube”, një video merr më shumë se 10 milionë klikime në vetëm dy orë.

Ndërkohë fabula e këngës “Me!” është në lidhje me partnerin e këngëtares, i cili “nuk do të gjejë tjetër si ajo”.

“Është një këngë për përqafimin e individualitetit dhe zotërimin e saj”, është shprehur Taylor, e cila në profilin e saj në “Instagram” numëron plot 116 milionë ndjekës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al