7 Shtator, 2019

Këngëtarja e famshme shqiptare shkëlqen në “Bazaar Icons” (FOTO)


Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka kaluar mbrëmë në tapetin e kuq të “Bazaar Icons” e organizuar nga Revista “Harper’s BAZAAR”, në kuadër të Javës së Modës në Nju Jork.

Shqiptarja u shfaq me një fustan të zi, tejet elegant, me njërin krah të mbuluar dhe tjetrin të hapur. 30-vjeçarja dukej shumë tërheqëse.

Ndërkohë në këtë ceremoni ishin të pranishëm aktorë, modele dhe muzikantë shumtë. Ndër ta ishin Alicia Keys, Emily Ratajkowski apo Adriana Lima.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al