30 Prill, 2019

Këngëtarja e famshme nuk humb kohë, me të dashur të ri vetëm pak ditë pas divorcit


Pak ditë më parë bëri bujë në media, ndarja e këngëtares së famshme Adele me bashkëshortin e saj, Simon Konecki. Ata kishin 3 vite të martuar dhe së bashku kanë një djalë të quajtur, Angelo.

Por vetëm pak ditë pas divorcit, duket se Adele ka vazhduar përpara me jetën e saj. Mediat e huaja shkruajnë se ajo është parë duke u puthur me të dashurin e ri në Nju Jork.

Madje thuhet se nga pamja ai i ngjante pak ish-bashkëshortit. Një burim ka pohuar për “Daily Star” se këngëtarja britanike u ka thënë personave të afërt që tanimë ajo është e divorcuar dhe po mundohet të normalizohet me jetën e re.

Ndërkohë Adele u martua me Koneckin, sipërmarrës i një shoqate bamirësie, në vitin 2016 pas 5-vitesh lidhjeje. Në lidhje me ndarjen, çifti tha se kërkon privatësi dhe nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e ndarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al